Medical Doctor

Levita · Italia ·


Descrizione dell'offerta

Përshkrimi i Kompanisë

Levita është një kompani telemjekësie e fokusuar në parandalim dhe mjekësinë e personalizuar. Ne jemi në kërkim të profesionistëve mjekësorë inovativë dhe të pasionuar. Levita i dedikohet ofrimit të shërbimeve telemjekësore të cilësisë së lartë aktualisht në Shqipëri, për të kompensuar cilësinë e dobët të kujdesit lokal, por më e rëndësishmja për mungesën e numrit të mjekëve, pasi Shqipëria ka densitetin më të ulët të mjekëve për pacientë në Europë.

Ne synojmë të rilidhim talentin mjekësor shqiptar me pacientët që kanë më shumë nevojë.

Përshkrimi i Rolit

Ky është një pozicion pune plotësisht në distancë (remote) për një Mjek/e. Mjeku/ja do të jetë përgjegjës/e për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve përmes konsultave telemjekësore, zhvillimin e planeve të personalizuara të trajtimit dhe monitorimin e progresit të pacientit. Mjeku/ja do të bashkëpunojë me një ekip multidisiplinar për të siguruar kujdes të plotë dhe do të marrë pjesë në edukimin e vazhdueshëm për të qenë në dijeni të zhvillimeve më të fundit mjekësore.

Ky pozicion mund të jetë me kohë të pjesshme, kohë të plotë ose sipas kërkesës, në varësi të mjekut/es, dhe mund të kryhet sipas orarit të tij/saj, në përputhje me nevojat dhe dëshirën e tij/saj. Ju mund të keni një konsultë në javë, 10, ose aq sa merrni dhe dëshironi t'i kryeni.

Mjeku/ja do të paguhet për çdo konsultë.

Kualifikimet

  • Diplomë mjekësore nga një universitet ndërkombëtar (jo shqiptar)
  • Zotërimi i gjuhës shqipe është i domosdoshëm, dhe anglishtja në nivel bisedor është e mirëpritur.
  • Aftësi të forta diagnostikuese dhe në planifikimin e trajtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi multidisiplinar.
  • Angazhimi për edukim të vazhdueshëm dhe për të qenë në dijeni të zhvillimeve më të fundit mjekësore është i domosdoshëm.
  • Përvoja ose interesi në mjekësinë e jetëgjatësisë dhe atë të personalizuar është një plus i dobishëm nëse e keni.
  • Çdo temë investigacionit clinik në të cilën jeni ekspert/e do të mirëpritet nga ekipi, por nuk është një domosdoshmëri.

Candidatura e Ritorno (in fondo)